Zgjedhjet/Si u bë faktori shqiptar vendimtar në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partitë shqiptare në vendet e rajonit janë kthyer në një faktor të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit. Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut do të ketë 6 ministra shqiptarë dhe kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit, ndërsa në Malin e Zi partitë shqiptare kanë pasur rritje në zgjedhjet e fundit, duke u kthyer në një faktor kyç për krijimin e qeverisë së re.

 

Nga Blerina Gjoka

 

“Shekulli më i rëndësishëm e njëherësh më dramatiku në historinë e shqiptarëve”- e ka përkufizuar Kadareja historinë e shtetformimit shqiptar nga 1912-a, duke e konsideruar kombin shqiptar si faktor vendimtar në harmoninë e Gadishullit Ballkanik. Por shekulli 21 po punon për fuqizimin e mëtejshëm të shqiptarëve në këtë rajon, të shpërndarë në katër shtete të ndryshme. Pas pavarësisë së Kosovës që u bë shteti i dytë shqiptar, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi kanë treguar fuqizimin e tyre politik, duke u bërë faktor i rëndësishëm për qeverisjen e dy vendeve fqinje.

Një ditë më parë, në Parlamentin maqedonas u votua qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e korrikut, në të cilën partitë shqiptare kanë 6 ministri dhe me marrëveshje do të kenë kryeministrin në 100-ditëshin e fundit të mandatit. Për herë të parë shqiptarët do të përfaqësohen nga dy deputetë në Parlamentin e Malit të Zi. Dy grupimet, Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar, siguruan nga një deputet. Ndërsa lëvizja “Ura”, e drejtuar nga një politikan i ri shqiptar, ka thyer çdo parashikim, duke fituar gati 5 për qind të votave që e shndërrojnë atë në një “king-maker” për qeverinë e re që do të krijohet në Podgoricë.

Qeveria maqedonase

Me 62 vota pro dhe 51 kundër deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut votuan qeverinë e re “Zaev 2”, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev, i cili është në koalicion me dy parti shqiptare, BDI-në dhe BESËN. Politika shqiptare ishte një faktor i rëndësishëm në krijimin e qeverisë së re të Zaevit. LSDM-ja e drejtuar nga Zaev ka 11 poste në qeverinë e re: Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, atë për Çështjet Evropiane, të Shëndetësisë, të Arsimit, të Kulturës, të Politikës Sociale, të Transportit dhe Lidhjeve, si dhe atë të Luftës kundër korrupsionit.

Ndërkaq, partitë shqiptare do të kenë 6 ministri, BDI-ja do të drejtojë Punët e Jashtme, Financat, Ekonominë, Ambientin Jetësor, Sistemin Politik dhe Administratën Publike. Ministria e Bujqësisë i është lënë Lëvizjes Besa, e cila në zgjedhje doli në koalicion me LSDM-në. Në marrëveshjen qeverisëse është parashikuar dhe një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit, që do të shënojë një risi në politikën maqedonase, ku për herë të parë shqiptarët, që përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë, do të kenë kryeministrin.

Lexo edhe :  Gjendet lëndë shpërthyese në murin e Universitetit Politeknik në Tiranë

Qeveria e Malit të Zi në dorën e një shqiptari

Zgjedhjet në Malin e Zi, që u mbajtën këtë të diel shkaktuan jo pak interes në Tiranë, ku vetë kryeministri Edi Rama bëri një apel për shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj, që të votojnë për presidentin aktual Milo Gjukanoviç. Por miku i Ramës, i cili ka 29 vite në pushtet, ka humbur terren në këto zgjedhje dhe, siç shihen gjasat, e ka të vështirë krijimin e qeverisë së re. Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve, ka një diferencë tepër të ngushtë me proserbët dhe prorusët e listës “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç.

Partia e Gjukanoviçit mori shumicën prej 30 deputetësh, e cila, megjithatë, është e pamjaftueshme për formimin e qeverisë që kërkon mbështetjen e të paktën 41 deptuetëve, nga 81 në total që ka Parlamenti malazez. Vetëm 3 deputetë më pak siguruan proserbët e Krivokapiçit. Faktori shqiptar në Mal të Zi u fuqizua në këto zgjedhje. Dy listat shqiptare fituan nga një mandat deputeti, ndërsa një djalë shqiptar që kryeson Lëvizjen Ura, mendohet se do të jetë vendimmarrës në krijimin e qeverisë së re.

Shqiptari që ka në dorë qeverinë

Të gjitha mediat shqipfolëse po flasin këto ditë për Dritan Abazoviçin, 35-vjeçarin nga Ulqini, i lindur nga prindër shqiptarë. Pavarësisht se ai nuk e ka bazuar lëvizjen e tij politike vetëm në faktorin shqiptar, por ka fituar elektorat edhe nga zgjedhësit e nacionaliteteve të tjera që jetojnë në Malin e Zi. Në këto zgjedhje ai ka hyrë me platformën në gjuhën serbe “Crno na Bijelo” apo “E zeza në të bardhë”.

Në një intervistë të dhënë se fundmi, ai tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës. Abazoviçi tha se ka pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare që, sipas tij, nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi një nivel më të lartë. Politikani shqiptar, i shkolluar në Amerikë, nuk e ka bërë të qartë se me cilën palë mund të hyjë në marrëveshje, por ka shtuar se do të bëjë koalicion “vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”. Institucionet evropiane kanë shprehur shqetësim për fuqizimin e opozitës proserbe në Malin e Zi, e cila ka gjasa të formojë qeverinë e re.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Ndeshja me Letoninë, Sylvinho në konferencë: Ka nisur numërimi mbrapsht

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar punën që ka bërë kolegu i tij te Letonia, skuadër me të cilën...

 “The Gold”, sezoni i dytë – Një dramë britanike mbi milionat e vjedhura

Nga Rebecca Nicholson Në fund të sezonit të parë të The Gold, oficerët e skuadrës së njohur Flying Squad të policisë metropolitane kuptuan se, përkundër...

Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, nuk do ta besoni sa kushton ai sot

Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të kushtueshëm në botë. Transfermarkt është sajti më i njohur në botë për vlerësimin e lojtarëve...

Zyrtare: Interi prezanton trajnerin e ri, firmos kontratë për dy sezone

Cristian Chivu, trajneri i ri i Interit. Pasi “lau duart” me Simone Inzaghin pas humbjes në finalen e Champions League, Presidenti Marotta ia ka...

Irani njofton: Do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Irani ka deklaruar se shumë shpejt do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara propozimin për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV