Gjermania i drejtohet fuqive të mëdha: Nuk bëhemi lodër në duart e askujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të konkurrencës mes tyre, Gjermania nuk do të lejojë që të kthehet në lodrën e fuqive të mëdha.  Një Mesazh është përcjellë nga Berlini nga shefi i diplomacisë gjermane i cili i referohet përplasjeve mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës, që kërkojnë partneritetin me Gjermaninë.

Kështu ka deklaruar  ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili priti në Berlin homologun kinez, Wang Yi.

“Ne nuk do të lejojmë që të kthehemi në lodrën e konkurrencës së fuqive të mëdha, konkretisht Amerikës, Rusisë dhe Kinës. Ne dëshirojmë dialogun me të gjithë”, tha Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë:

Maas shtoi gjithashtu se kërcënimet nuk kanë vend pasi ministri kinez u citua të thoshte se kreu i Senatit të Republikës Çeke do të paguajë një çmim të shtrenjtë për udhëtimin në Tajvan.

“Natën e kaluar isha në kontakt me homologun tim çek, ku ka një debat për shkak të vizitës në Tajvan të kryetarit të Parlamentit çek. Sikurse e dini, ne evropianët veprojmë në bashkëpunim sa i takon çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme dhe i trajtojmë partnerët ndërkombëtarë me respekt.

Ne presim të njëjtën gjë prej tyre dhe kërcënimet nuk kanë vend këtu”, tha Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Maas tha gjithashtu se ministri kinez kishte shprehur gatishmërinë për të lejuar një mision të pavarur monitorimi të OKB-së në kampet e pakicës ujgure të Kinës.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1 milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë mbahen të burgosur kundër vullnetit të tyre në kampet e ngritura në rajonet e largëta lindore.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV