Italianët nga ekstremi në ekstrem, gjobë po mbajte maskë në ambientet publike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Sutrit në Itali, Vittorio Sgarbi, ka vendosur të dalë kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria italiane për parandalimin e koronavirusit.

Së fundmi, ai ka dhënë një deklaratë, e cila ka bërë bujë në mediat italiane e më gjerë.

Sgarbi u shpreh se kushdo që mban maskë do të gjobitet, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ajo është e parashikuar me ligj, ndërsa theksoi se në qytetin që ai drejton nuk ka raste me virusin që u ka marrë jetën me mijëra italianëve. “Vetëm hajdutët dhe terroristët mbajnë maska”, ka thënë ai.

“Përdorimi i maskave ose i çdo veshje tjetër që e bën të vështirë njohjen e një personi është i ndaluar në vendet publike”, thuhet në vendimin e marrë nga bashkia e këtij qyteti.

“Është qesharake që pasi hani ju vendosni maskën, kjo nuk ka kuptim. Këto janë mënyra qesharake që nuk kanë asnjë lidhje me parandalimin e koronavirusit”, shprehet Vittorio Sgarbi.

Autoritetet italiane të shëndetësisë janë duke kryer rreth 100 mijë teste për koronavirusin në ditë, ndërsa rastet e vdekjeve kanë ranë. Po ashtu, edhe numri i pacientëve në terapi intensive në Itali ka rënë nën 100 pacientë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington,...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Lajme të tjera

Web TV