Meta nga Vlora: Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë solemne tek ‘’Sheshi i Flamurit’’ në qytetin bregdetar, ku i përkujtua 100- vjetori i Luftës së Vlorës.

Në prani të kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Ruçi dhe ministrave të qeverisë, Meta tha se Lufta e Vlorës shënoi fitore historike dhe më në fund Shqipëria u bë.

Por ndër të tjera ai theksoi se Lufta e Vlorës, pikërisht 100 vite më parë dëshmoi se Shqipëria ka zot, ai është populli dhe kur populli merr në dorë fatet e veta ato janë të sigurta.

Pikërisht frazën e fundit, Meta e ka përdorur edhe gjatë përplasjeve politike me kryeministrin dhe qeverinë, gjatë kohëve të fundit.

FJALA E PRESIDENTIT ILIR META

Të dashur motra dhe vëllezër vlonjatë. Lufta e Vlorës 1920, ishte lufta më e vërtetë e Shqipërisë. Që garantoi pavarësinë e Ismail Qemalit. Ishte lufta kombëtare për territorin, autoritetin, dhe ndalimin e planeve anti- shqiptare. Që vinin në pikëpyetje Shqipërinë.

Shpërtheu në një moment kyç, kur ushtritë zbarkuan në Shqipëri duke shkelur me këmbë. Thirrja e Ëilson, për t’iu dhënë fund traktateve të fshehta, ngjallën shpresa tek shqiptarët. Por çështja e Shqipërisë ishte e nënçmuar.

Vendin e ushtrive, e zunë projektet e copëtimit. Nuk u pranuan nga kapedanët e çetave, dhe populli u ngrit në këmbë për të luftuar. Vlora mori në duar fatet e veta. Dhe jo vetëm. Vlora, Mallakastra, Tepelena, Korça, Shkodra e Malësia me gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët kanë luftuar shumë për të drejtat e tyre, por edhe për popujt e tjerë. Bën dallim thelbësor, se ishte fitimtare. 100 vjet më parë, qeveria e Kongresit të Lushnjes fitoi autoritet. Ishte fitore historike. Më në fund Shqipëria u bë në mënyrë të pakthyeshme. Krijoi modelin e kundërshtimit të sundimeve të huaja. I dha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë.

Dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zoti është vetë populli. Model i disiplinuar, atdhetar, dhe njohje të rreptë të ligjeve ndërkombëtarë. Vlora ia ka ngritur kryet Shqipërisë në momentet më të vështira.

Sot nderojmë Vlorën, komandantët, gjyqtarët, ata që hartuan ultimatumin, dhe ata që e zbatuan me gjak. Kujtojmë dhe vlerësojmë Diasporën në Amerikë, që pati rëndësi shpëtimtare. Atdhetari i madh, Fan Noli bindi Ëilsonin që Amerika të jetë pranë Shqipërisë, dhe ajo nuk do shpërbëhet.

Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Burim frymëzimi dhe vetbesimi për popullin shqiptar. Mos harrojmë se 22 vite më pas, jo larg nga këtu katër djem të rinj vlonjatë bënë një histori të jashtëzakonshme, katër 20- vjeçarë kundër 400 fashistëve. Ranë heroikisht pikërisht sepse ishin të mbrojtur me krenarinë që Lufta e Vlorës u dha shqiptarëve.

Ashtu sikurse Perlat Rexhepi me 2 shokë të tjerë, do të shkruanin një nga epopetë më të mëdhaja të luftës, atë të Shkodrës. Simbol i qëndresës, duke i treguar botës se ky vend ka zot, dhe zoti është populli. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kapedanët dhe trimat, që na kanë lënë mesazhin e qartë, dhe do jetë gjithmonë, se në vendin e shqiponjave lindin vetëm shqiponja që e mbrojnë gjithmonë atdheun. Çdo 3 shtator, dhe ço 29 nëntor çdo shqiptar ndihet i lirë. Këtu u ngrit flamuri, këtu u rrit liria, këtu ndodhi pavarësia.

Të fundit

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Lajme të tjera

Web TV