Mjekët gjermanë zbulojnë me çfarë substance u helmua kundërshtari i Putin

Qeveria gjermane ka deklaruar se opozitari rus, Alexei Navalny, është helmuar nga një substancë e quajtur Novichok.

Novichok është një agjent nervor kimik shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, i konsideruar si agjent nervor i epokës Sovjetike.

Kjo substancë është e ngjashme me agjentin nervor që u përdor në sulmin kundër Skripals në Mbretërinë e Bashkuar.

Alexei Navalny u dërgua në Berlin për mjekim, pasi u sëmurë papritur gjatë një fluturimi në Rusi, muajin e kaluar. Ka.Li/fjala.al