Sërish radhë në ambasadën shqiptare në Athinë, ja çfarë shkruan gazetari -VIDEO

Vijojnë radhët në ambasadën shqiptare në Athinë. Prej ditës së djeshme është raportuar për radhe të gjata në ambasadë, ku shumica e emigrantëve kërkojnë të pajisen me pasaportë.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka publikuar në “Facebook-un” e tij një  video që është regjistruar ditën e sotme në ambasadën tonë në Athinë.

Sot pamje të tjera nga e famshmja ambasada atje ku ferrit nuk i shpëton njeri.

Shikojnë sasinë dhe lënë pas dore cilësinë, distancën sociale apo vendosjen e maskave. Po nuk u larguan diplomatët dhe zëvendësimi tyre me njerëz të përgjegjshëm këto avaze do të kemi o zoti Agron Tare.

Nga 7 muaj që pret emigranti për të rivonuar pasaportën ju thoni do ta çoni afatin në 15 ditë Zoti ju dëgjoftë dhe ju bekoftë në zgjidhjen e këtij problemi disa vjeçar që ende po torturon emigrantet,” shkruan në komentin e tij gazetari.

La.Mi/Fjala.al