Silvio Berluskoni rezulton pozitiv me Covid-19 -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kreu i Forza Italia iu nënshtrua testi pas një qëndrimi të fundit në Sardenjë dhe rezultati ishte pozitiv.

Flavio Briatore dhe Silvio Berlusconi konfirmuan lajmin së bashku në Instagram përmes një video.

«Kam ardhur të vizitoj mikun tim, të gjej në formë të mirë Silvio» deklaron Flavio Briatore.

Politikani dhe sipërmarrësi i njohur, manjati i mediave italiane është asimptomatik dhe është vetë-izoluar në shtëpi.

Lajm disi shqetësues ky për familjarët dhe vetë Silvion, pasi për 1 muaj ai mbush 84 vjeç, duke e vendosur atë në kategorinë e personave me risk të lartë vdekshmërie. Megjithatë Berluskoni është asimptomatik dhe në gjendje jo të rënduar shëndetësore.

Rastet e koronavirusit kanë shënuar rritje në Itali javët e fundit, kryesisht midis njerëzve që vizituan destinacionin e Sardenjës.

Ishulli kishte relativisht pak raste krahasuar me pjesën tjetër të vendit gjatë muajve të dimrit, kur virusi ishte në kulmin e tij.

La.Mi/Fjala.al

 

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV