Tentoi të përdhunonte kolegen, në pranga 48-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me kolegen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, në zonën e Kombinatit në Tiranë, në një furrë buke ku punonte i N. K. 48 vjeç i cili  ka tentuar me forcë të kryej marrëdhënie seksuale me  46-vjeçaren.

Gruaja ka bërtitur e ka kundërshtuar dhe më pas është drejtuar në komisariat ku edhe ka bërë denoncimin. /Ra.My,Fjala.al/