Woody Guthrie, trubaduri antifashist që hyri në historinë e folkut amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Bujar Meholli

Woody Guthrie u lind më 14 korrik të vitit 1912 në qytetin Okemah të Oklahomas. Ai pati një fëmijëri të vështirë, kur si 14-vjeçar i sëmuret e ëma dhe shtrohet në spital, për shkak të një çrregullimi të trashëguar. Prindërit e tij i takonin klasës së mesme të Okemahut. Si fëmijë, Woody nisi të shfaqë interes për muzikën folk dhe eksploron e mëson këngë të cilat i lënë përshtypje të jashtëzakonshme.

Woody 19-vjeçar martohet për herë të parë me Mary Jennings-in, por për shkak të vështirësive financiare detyrohet ta lërë gruan për të vajtur në Kaliforni bashkë me mijëra të tjerë, në kërkim të ndonjë pune. Shpeshherë e sheh veten duke bredhur rrugëve, tregjeve e, njëkohësisht, duke shkruar këngë. Me kitarë këndon nëpër kampe emigrantësh dhe bëhet zëdhënës i krahut të punës. Këto përvoja bëhen subjekt për shumë këngë të ardhshme.

Në qytetin e Los Angeles-it, arrin më në fund të gjejë punë në një stacion radioje, ku dhe fillon të bëhet i famshëm duke luajtur muzikë; më pas bashkëpunon edhe me gazetën komuniste “People’s World” për një vit. Kështu, nis të shoqërohet me grupe komuniste të SHBA-së, por asnjëherë nuk pranon të bëhet zyrtarisht anëtar i Partisë Komuniste. Vajtja në New York shënon fillimin, më pas edhe lulëzimin e karrierës së tij, të një karriere të jashtëzakonshme që zgjati për vite të tëra. Pasi u largua nga puna në radio, u vendos në qytetin e New York-ut, ku edhe regjistroi albumin e parë më 1940 të titulluar “Dust Bowl Ballad’s”. Tashmë ai njihej me nofkën “Dust Bowl Troubadour“ dhe ishte bërë i famshëm kudo e, megjithatë, kishte vështirësi në një aq qytet të madh.

Në shkurt të po atij viti, Woody shkruan dhe regjistron këngën e famshme “This Land is your Land”, i ndikuar nga teoria e marksizmit; kënga ishte po ashtu edhe kundërpërgjigje e këngës “God Bless America“ të Kate Smith, që në atë kohë kishte pushtuar radiot amerikane. Në New York Woody u prit ngrohtësisht nga artistët majtistë dhe nga muzikantët e folkut. Bashkëpunimet me Alan Lomax=in, Pete Seeger-in, Will Geerin, që rezultuan të frytshme, i dhanë ndoshta shtytjen më të madhe karrierës së tij. Teksti i këngës “This Land is your Land” konsiderohet nga shumëkush si himni alternativ kombëtar.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore këngëtari filloi të shkruante dhe regjistronte këngë me mesazhe të fuqishme antifashiste. Madje, u bë i famshëm slogani që e vendoste në kitarë: “Kjo makinë (kitara) vret fashistët!” Në prag të hyrjes së Amerikës në Luftën e Dytë Botërore, Woody Guthrie bashkohet me grupin muzikor Almanac Singers, ku bënin pjesë edhe shumë këngëtarë majtistë, mes të cilëve: Pete Seeger, Lee Hays, Millard Lampell, Sam Gary, Sis Cunningham, Josh White, Arthur Stern, Peter Hawes etj. Grupi u themelua në New York dhe ishte aktiv nga viti 1940 deri më 1943. Këngët që shkruanin dhe interpretonin ishin kryesisht me mesazhe kundër luftës, racizmit dhe pro unionit. Ata përkrahnin antifashizmin dhe bënin pjesë në Frontin Popullor, si dhe në aleancën e liberalëve majtistë. Këta këngëtarë, mes të cilëve më i dalluari Woody Guthrie, zotoheshin për të luftuar fashizmin dhe racizmin, njëkohësisht për të promovuar tolerancën fetare dhe të drejtat e punëtorëve. Ata ishin të bindur se tekstet e fuqishme që shkruanin mund të ndihmonin në arritjen e këtyre synimeve. Në 14 shkurt të vitit 1942 Almanac Singers performuan në një program të quajtur “Kjo është lufta” i cili u transmetua në rrjetet më të mëdha mediatike të kohës.

Lexo edhe :  Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Edhe pas shpërbërjes së grupit, Woody mbeti njëri ndër emrat më të njohur në mbarë Amerikën. Ai njihej kudo si patriot i madh, si njeri që angazhohej për të mirën e përgjithshme – unitetin e Amerikës. Në karrierën e tij të gjatë ai shkroi rreth një mijë këngë të cilat i kanë bërë një vend të përhershëm në historinë e kulturës dhe muzikës amerikane. Ishte ai që ia doli ta afirmojë muzikën folk, e cila dëgjohej në një masë fare të vogël. Si artist i angazhuar, ai shfrytëzonte muzikën për kauzën e tij: shtrimin e socializmit në shoqërinë amerikane.

Ndikimi i tij te këngëtarët e mëvonshëm ishte i madh. Woody shte ndër artistët majtistë më të famshëm. Bob Dylan qe njëri nga këta këngëtarë që u ndikua më së shumti nga ai. Madje, kur Woody po lëngonte në spital, Dylan i qëndronte te koka derisa bënte debutimin me këngën “Kënga për Udin”, e para e Dylanit, që më pas do ta marrë flamurin e muzikës folk dhe do ta çojë tutje, duke u bërë artist i madh i këtij zhanri. Dylan fitoi qindra çmime, mes të cilëve edhe “Nobelin” për Letërsi më 2016. Ishte pjesëmarrës në çdo ndryshim e ngjarje politike për afro pesë dekada, duke vënë në pah mirësitë dhe shëmtitë e racës njerëzore…

Kah fundi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, shëndeti i Woody-t u përkeqësua ndjeshëm. I shtruar në spital, ai qëndroi deri në vitin 1967, kur edhe ndërroi jetë. Përveç Dylanit, një brez i tërë i këngëtarëve folk të inspiruar nga ai, gjatë viteve 1950-1960 do t’u paraprijnë zhvillimeve më dramatike shoqërore të shekullit njëzet. Trashëgimia muzikore e Woody-t mbetet përherë e ngjitur në histori, pavarësisht se ai e dinte që ishte bërë pjesë e historisë së madhe amerikane, ishte përherë modest dhe punëtor i madh. “Më pëlqen të shkruaj për çdo gjë që ndodh”, shprehej thjesht.  /ra.my.fjala.al/

 

 

Të fundit

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Lajme të tjera

Web TV