Ka një arsyetim juridik përse denoncimi për gjetjen e proklamatës së pavarësisë është bërë në SPAK. Sipas avokatit Kujtim Cakrani gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në Fjala TV kallëzimi i proklamatës lidhet me faktin se me të mund të jetë bërë tregti.
-Mesa di unë, prokurorët në SPAK jnë të ndarë për korrupsionin dhe për krimin e organizuar. Ku futet kjo çështje?
-Mund të hyjë te korrupsioni sepse mund të jetë shitur. Diskutohet se me proklamatën e pavarësisë mund të jetë bërë dhe tregëti. SPAK-u ta hetojë, nëse e shikon që në një moment del që nuk është kompetencë e tyre, mund t’ia kalojë një prokurori të Prokurorisë së Tiranës. Kjo nuk ka asnjë të keqe./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.facebook.com/portalifjala/videos/335153174274342/