Kombëtarja, Reja: Nuk do të bëjmë eksperiment ndaj Bjellorusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares flet para sfidës nga Minsku, nuk pranon të vendosë objektiva pikësh. Kombëtarja shqiptare luan të premten në Bjellorusi me përfaqësuesen vendase, në ndeshjen e parë të këtij edicioni të dytë të Ligës së Kombeve të Evropës dhe trajneri Edoardo Reja e ka të qartë formacionin që do të fusë në fushë.

“Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e së premtes, – ka thënë ai. – Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit, pra do t’i besoj gardës së vjetër.”

“Për trajnerin kuqezi, reagimi që ka marrë nga skuadra këto ditë, ka qenë pozitive. “Kishim 9 muaj pa u takuar dhe është e vërtetë që kisha frikë sa i përket gjendjes fizike të lojtarëve, e cila ende më shqetëson gjendja, – thotë Reja. – Por jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një harmoni të mirë të mirë midis lojtarëve dhe midis tyre dhe stafit teknik. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Mbetet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.)
74-vjeçari ka sidoqoftë ende dilema sa i përket mesfushës.

(Sinkronë Reja: Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa probleme fizike. Nëse nuk do të zgjedhim dot Laçin, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol. Nuk kam ndërmend ta vendos Hysaj në mbrojtje. Vrapon shumë është në formë të mirë, mund të bëjë fashën e djathtë shumë mirë. Te Napoli ka kaluar një fortë të mirë, shënoi gol dhe nuk kam ndërmend ta rreshtoj në treshen e mbrojtjes.”

Lexo edhe :  Humbja më e thellë në karrierë, qan Neymar: Ndihem i turpëruar

“Ashtu sikundër ai po shqyrton edhe mundësitë për zgjedhje në sulm. “E kam marrë në konsideratë faktin që mund të luajë Sadiku me Cikalleshin, – pohon trajneri kuqezi. – Sadiku lëviz shumë, ka njohje shumë të mirë me portën dhe është në formë të mirë. Kemi dhe Balajn që ka shfaqur një formë të mirë në stërvitje, shënoi 3 gola në miqësore. Nuk më shqetëson faza sulmuese, kam alternativa dhe lojtarë që gëzojnë formë të mirë.” Veterani italian nuk preferon të vendosë objektiva pikësh, ndërsa vajton numrin e pakët të ndërrimeve: “Do ishte rezultat i mirë të merrnim 4 pikë në ndeshje”, – thotë ai.

“Luajmë kundër Bjellorusisë që ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë, – vijon Reja. – Shpresoj që ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin. Me Presidentin Duka folëm për situatën e tanishme dhe të pazakontë nga COVID dhe duhem që mos ndodhë gjë gjatë 90 minuta. Kam marrë një hajmali. Kemi 3 zëvendësime që për mua janë pak. Do ishte më mirë të kishim 5 zëvendësimet si në kampionatet e tjera.” Takimi Bjellorusi-Shqipëri, që do të luhet të premten, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:45.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV