Dihet që ishin 40 burra që firmosën aktin më të rëndësishëm të shtetit shqiptar, atë të themelimit të tij. Po kush ishin 40 firmëtarët e këtij akti, që fatkeqësisht nuk ekziston si origjinale. Fjala.al po publikon sot emrat e tyre por edhe firmën se si ata kanë hedhur në atë proklamatë që duhet thënë ishte një dy fletëshe blloku shënimesh. Pasardhësit e këtyre 40 burrave janë ata që janë më të internuarit dhe në shumë raste janë mbledhur dhe takuar për ta gjetur origjinalen por asnjëherë nuk kanë mundur ta gjejnë atë. Ja cilët janë 40 personat që firmosën më 28 nëntor themelimin e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e tij nga Perandoria Osmane.
- Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919)
- Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917)
- Vehbi Dibra Agolli (1867-1937)
- Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara (1842-1917).
- Elmas Boce (1850-1925)
- Qazim Kokoshi (1882-1945)
- Jani Minga (1872-1947)
- Rexhep Mitrovica (1888-1960)
- Dhimitër Tutulani (1875-1937)
- Abas Dilaveri (Çelkupa) (1850 – 1926)
- Shefqet Dajiu (1882-1946)
- Xhelal Koprencka (1876-1919)
- Hajredin Cakrani (1860-1940)
- Iljaz Vrioni (1882-1932)
- Murad Toptani (1867-1918)
- Luigj Gurakuqi (1879-1925)
- Spiridon Ilo (1876-1950)
- Thanas Floqi (1884-1945)
- Lef Nosi (1873-1946)
- Nuri Sojliu (1870-1940)
- Ferit Vokopola (1887-1967)
- Ymer Deliallisi (1873-1944)
- Xhemal Deliallisi (1880-1941)
- Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)
- Abdi Toptani (1864-1942)
- Veli Harçi (1850-1914)
- Nebi Sefa (1861-1942)
- Mit’hat Frashëri (1880-1949)
- Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)
- Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949)
- Sali Gjuka (1876-1925)
- Dhimitër Berati (1888-1970)
- Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)
- Dimitër Zografi (1878-1945)
- Pandeli Cale (1879-1923)
- Bedri Pejani (1885-1946)
- Qemal Mullaj (1881-1966)
- Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)
- Aristidh Ruci (1875-1950)
- Zyhdi Ohri (1872-1938)
-Me pasardhësit e firmëtarëve të tjerë ke folur?
–Nuk i njoh të gjithë pasardhësit, por di që shumë pak janë.
-Pasardhës ka Ismail Qemali.
-Njoh Darlingun dhe Arianën. Darling jeton në Itali dhe nuk kam parë të ketë ndonjë interes politik. E kam diskutuar me Hana Këlcyrën sepse Hana Këlcyra ka Vehbi Këlcyrën i cili është vëllai i madh i Ali Bej Këlcyrës. Hana ka qenë pro kësaj por është në një moshë të madhe…
-Po pasardhësit e Mit’hat Frashërit?
-Nuk i njoh, por nëse me anë të këtij emisioni e dëgjojnë këtë çështje, i ftoj të na bashkohen./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.facebook.com/portalifjala/videos/335153174274342/