Sipas deklaratave të palëve të përfshira, bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë arritur rezultate të kënaqshme, të paktën në fokusin ekonomik, dhe pritet të thellohen më tej sot, ku palët do të takohen edhe me presidentin amerikan Donald Trump.
Çështja e njohjes reciproke dhe ajo e kufijve nuk u trajtuan, por sipas Mal Berishës, ish-ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, bisedimet lejnë hapësirë për optimizëm.
Ish- kryeministri Berisha citoi për A2 se “Frika më e madhe është frika që kanë njerëzit nga vetë frika. Atë që kemi parë mbrëmë është që dy palët kanë arritur një sukses. Pala serbe pompoi shumë triumfin e tyre për heqjen e pikës së njohjes reciproke, dhe ne u lehtësuam nga fakti që nuk u diskutua ndryshimi i kufijve. Të dy palët arritën një rezultat duke mos bërë atë që pritej”.

Sipas tij, optimizmi vjen më së shumti nga angazhimi amerikan për çështjen, që sipas tij “duhet admiruar”. Edhe data e bisedimeve, sipas tij, në simbolizmin e saj tregon këtë angazhim.
Ka ardhur koha që problemet të zgjidhen në tavolinë. Çfarëdo që do të dalë nga ajo marrëveshje do të jetë pozitive. Përmirësimi i marrëdhëniet ekonomike është diçka që popujt e dëshirojnë, ashtu si kalimi i kufirit, sjellin vetëm përmirësim të klimës”.
Optimist për amerikanët, por skeptik për evropianët, Amerika ka një avantazh të madh, flitet me një zë, është presidenti që vendos. BE ka 27 zëra të ndryshëm ku 5 prej tyre nuk e njohin Kosovën. Tejzgjatja për realizimin e një marrëveshje ka qenë një nga dëmet që i është bërë Kosovës”.
Duke folur për negociatat Berisha pohon se ka mbetur disi i befasuar nga qëndrimi i kryeministrit kosovar. “Prisja një pozicion të dobët të Avdullah Hotit relativisht me Vuçiç, por duhet të them se ai qëndroi si burrat dhe i preu shkurt gjërat, duke qartësuar vijat e kuqe, ku nuk kalohet”. Ru. Do/ Fjala






