Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se sipas tij është e pafalshme që njerëzit nuk shqetësohen për viktimat e shkaktuar nga koronavirusi, vetëm sepse janë të moshuar.
“Nuk është normale të thuash, janë të vjetër. Sot nuk ka më moral. Çfarëdo moshe qoftë, i vjetër apo i ri, jeta është e çmuar, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta shpëtuar atë. Jeta e një njeriu vlen përtej moshës.”-ka thënë Adhanom Ghebreyesus.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë se 88% e të gjitha vdekjeve në Evropë kanë qenë njerëz të moshës 65 vjeç e lart. Ka.Li/fjala.al