Në vijim të konsultave për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Edi Rama i ka shkuar Presidentit Ilir Meta në zyrë.
Me maskën mbrojtëse vendosur, kreu i qeverisë i ka shkuar kreut të shtetit në takim.
Ky takim vjen teksa më herët priti drejtuesit e PBDNJ, PR, PAA, të cilët propozuan 18 prillin si datë zgjedhjesh.
Ndërkohë pas Ramës, në orën 12.30 në takim do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.
Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021./Bl.Ba/Fjala.al