Kur ‘maskë’ nuk mbanin vetëm njerëzit, por dhe kafshët

Në këtë kohë pandemie shumë shtete e kanë vënë me detyrim mbajtjen e maskës. I gjithë globi është i fiksuar nga koronavirusi Covid-19.

Por, dikur ishte një kohë tjetër. Po flasim për dy luftërat botërore.

Faqja e famshme “Le piu’ belle foto del ‘900” ka postuar një foto të veçantë. Në të shihen dy ushtarë gjermanë dhe një mushkë mbrojnë veten me maska ​​gazi.

Fotoja është shkrepur në Gjermani në periudhën e Luftës së Parë Botërore në vitin 1916.

La.Mi/Fjala.al