Tahiri: Një hap përpara drejt njohjes reciproke në kufijtë aktual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sonte në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e amerikanëve dhe të vetë presidentit Trump.

Përmes një komenti në Facebook, Tahiri thekson se kjo marrëveshje ka një peshë të madhe për paqen dhe prosperitetin në rajon dhe në dyja vendet

Sipas saj, është hedhur një hap përpara drejt njohjes reciproke ne kufijtë aktual.

“E përshëndes marrëveshjen e arritur sonte ne Shtëpinë e Bardh me ndërmjetësimin amerikan dhe të vet Presidentit Trump.

Kjo marrëveshje për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë ka peshë të madhe për paqen dhe prosperitetin në rajon dhe në dyja vendet. Ajo është një hap përpara drejt njohjes reciproke ne kufijte aktual.

Më shumë se kaq, njohja e Kosovës nga Izraeli si pjesë e kësaj marrëveshje i jep asaj  një rëndësi të veçantë gjeopolike sepse Izraeli është një vend perëndimor dhe një fuqi e madhe botërore.

Amerika dëshmoi edhe njëherë aleancën e fuqishme  me Kosovën dhe popullin e sajë. Mirënjohje dhe falënderime për SHBA-ne dhe popullin amerikanë për mbështetje në të gjitha fazat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës tash 30 vjetë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të fundit

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Lajme të tjera

Web TV