Takimet me Metën/ Opozita propozon 18 prillin, PS-LSI pranojnë dekretimin e Presidentit, përjashtohet vetëm 2 maji

Presidenti Ilir Meta ka pasur një anxhendë të ngarkuar politike, pasi ditën e sotme kanë nisur konsultimet për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare në pranverën e 2021-shit.

Anxhenda e Presidentit është publikuar një ditë më parë, ndërkohë që sot që prej orëve të para të mëngjesit janë zhvilluar një sërë takimesh me palët politike.

Takimet në Presidencë kanë vijuar me Kryeministrin Rama, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Meta është njohur me propozimet e palëve politike të cilat kanë shprehur versionet e tyre lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Në përfundim të këtyre takimeve nuk ka ende një datë zyrtare të vendosur për zgjedhjet.

Për opozitën duket se data më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve është 18 prilli ndërsa kryetarja e LSI-së është shprehur se do të pranojnë çdo datë të dekretuar nga Presidenti duke theksuar se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë pasi kjo është në të mirë të shqiptarëve.

Ndërkohë që për Partinë Socialiste nuk ka ndonjë datë preferenciale duke pranuar kështu çdo datë të dekretuar nga Presidenti përveç 2 majit datë e cila përkon me Pashkët Ortodokse.

Takimi Meta-Rama

Opozita propozon 18 prillin. Rama pranon çdo datë përveç 2 majit

Gjatë ditës së sotme Presidenti Ilir Meta po zhvillon konsulta për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në takim me kreun e shtetit në orën 11.00 shkoi Kryeministri Edi Rama, i cili mësohet të jetë shprehur i hapur për çdo datë, me përjashtim të 2 majit, kur janë Pashkët ortodokse.

Tashmë Presidenti pritet të vendosë një datë, teksa partitë e vogla opozitare kanë propozuar 18 majin si datën më të mundshme.

Lexo edhe :  Plagosi infermieren greke dhe u hodh nga dritarja, detaje të reja nga dosja e shqiptarit

Në orën 12.00 Meta do të presë në takim kryedemokratin Lulzim Basha.

Ndërkohë në orën 12.30 në takim do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lexo edhe :  Kundërshtoi fjalimin e “Diellës”, Peleshi i heq Balliut të drejtën e fjalës

Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari. Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021.

Takimi me Bashën 

Konsulta me Metën, Basha: Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka dhënë një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me Presidentin Meta, kryeopozitari u shpreh se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër. Janë të lodhur nga propagandë, qytetaret kanë nevoje për punë, mjekët kanë nevojë për rritje pagash për tu përballur me kolapsin e sistemit shëndetësor .

Lexo edhe :  Motori përplaset me biçikletën, plagosen dy persona

Të rinjtë kanë nevojë për arsimim dhe punësim që të qëndrojnë këtu në Shqipëri.

Pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Shumica kërkojnë zgjedhje sot, për ne është e rëndësishme që procesi të jetë iu lirë dhe i ndershëm”, tha Basha.

Takimi me Kryemadhin 

Kryemadhi pas takimit me Metën: Sa më parë zgjedhjet aq më mirë për shqiptarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kyemadhi ka përfunduar takimin e planifikuar me Presidentin Meta.

Ky ishte takimi i tretë që Meta zhvilloi në ambientet e Presidenës pas atij me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën në lidhje me datën  zgjedhjeve të 2021-shit.

Menjëherë pas përfunimit të këtij takimi Kryemadhi është shprehur për mediat se nëse do të ishte për LSI-në zgjedhjet do të ishin bërë 2 vite më parë.

Lexo edhe :  Gazetari Baton Haxhiu humb njeriun e tij më të shtrenjtë

“Sa më parë të bëhen zgjedhjet, aq më mirë për shqitarët” është shprehur kryetarja e LSI-së.

Ndër të tjera ajo ka thksuar se LSI-ja do të zbatojë çdo gjë që do të dekretohet nga Presidenti dhe do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor. /Ra.My.Fjala.al/