Marrëveshja me Serbinë/Isa Mustafa: Teoritë se Hoti hoqi dorë nga sovraniteti janë broçkulla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja e cila u konsiderua si historike mes Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur një sërë reagimesh nga aktorët politikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, por jo vetëm.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi për KosovaPress se me këtë marrëveshje Kosova përfiton shumë si shtet dhe se është një hap më shumë drejt njohjes reciproke.

Ndër të tjera Mustafa është shprehur se Kosova ka kërkuar angazhim të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se teoria që Hoti me këtë hoqi dorë nga sovraniteti janë broçkulla.

“Sa i përket pauzimit në anëtarësime për një vit në organizata ndërkombëtare, mendoj se kjo arsyetohet me faktin e një finalizimi kohor të përmbylljes së dialogut e cila fazë pastaj kurorëzohet me njohje reciproke dhe me anëtarësim në OKB. Çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare e kemi realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me SHBA, prandaj edhe ky është një koordinim në proces. Teoritë se kryeministri Hoti me këtë hoqi dorë nga sovraniteti janë broçkulla”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se ata që avancojnë këto teori nuk ia sollën Kosovës njohjen e një prej vendeve më të fuqishme, Izraelit, por ia solli SHBA dhe marrëveshja.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Ndikimi i motit në humor dhe mirëqenie nuk është mit, është real dhe i dokumentuar mirë nga shkenca A e...

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar...

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur...

E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij…

Spekulimet për rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e trajnerit po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Edhe pse emri i tij nuk u përmend...

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme”...

Lajme të tjera

Web TV