Qëndrimi i Messit tek Barça, jehonë në mediat ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Leo Messi u vendos në qendër të vëmendjes së shtypit botëror sportiv dje, rreth orës 6:00 pasdite, kur në një intervistë ai konfirmoi se në Barça, për të shmangur proceset gjyqësore me klubin e Barcelonës. Fjalët e argjentinasit bënë jehonë në media gjatë pjesës tjetër të ditës duke vazhduar dhe sot.

Në mediat katalanase, figura e Messit ka monopolizuar kopertinat e të gjitha gazetave. “Unë jam duke qëndruar dhe do të jap maksimumin”, ka theksuar “Mundo Deportivo” në intervistën e Messit së bashku me disa frazat të tjera.

Ndërsa “Sport”“ka zgjedhur një titull “Ai qëndron!” dhe bashkë me këtë deklaratë kanë zgjedhur dhe disa fjali të tjera të forta.

Në gazetat e botuara në Madrid, vëmëndja që i është dhënë Messit nuk ka qenë më e paktë. Ndërsa në “AS” janë vënë në pah fjalët e lojtarit që njofton se po qëndron, në “Marca ato” pasqyrohet se kriza në entitetin katalanas vazhdon, duke theksuar se argjentinasi mbetet “me dëshirë”.

Jashtë Spanjës, shtypi gjithashtu i ka bërë jehonë pozicionit të Messit, veçanërisht në Argjentinë, ku ata kanë ndjekur telenovelën në detaje. Gazeta Olé zgjedh një titull më poetik siç është “I burgosuri i kësaj dashurie” në lidhje me pamundësinë e largimit nga Barça për shkak të afatit të kontratës dhe refuzimit të klubit për të negociuar daljen përtej pagesës së klauzolës së saj, prej 70 milion.

Gjithashtu në vendin e Amerikës Latine, “Clarín”, e cila është gazeta e përgjithshme më e lexuar në vend, zgjodhi intervistën me Messin si foto të kopertinës dhe nga fjalët e tij ata nënvizojnë se ai mbetet në “klubin e jetës së tij”.

Në Evropë, fama e Messi është shpërndarë më shumë me lajme të tjera. Në Angli, një vend ku Argjentinasi mund të kishte zbarkuar po të ishte larguar nga Barça, ai zë sfondin përveç në kopertinën sportive të “Daily Mail” , ku është titulli i theksuar me një lojë me fjalët: “Leo stayer!”/Jo.Be/Fjala.al

Burimi: https://www.lavanguardia.com/deportes/fc-barcelona/20200905/483312864581/messi-portadas-barcelona.html?utm_term=botones_sociales&utm_source=whatsapp&utm_medium=social#galeria-foto-0

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV