U ekzekutua nga babai dhe vëllai, zbardhen detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja tronditëse e vitit 2012-të ka filluar të marrë dritë nga detaje të reja të zbardhura një ditë më parë.

 

Eglantina Buci u vra në 2012-ën nga babai dhe vëllai i saj Faik dhe Shkëlzen Buci, pasi është marrë me forcë dhe nën kërcënimin e armës në zonën e Freskut dhe më pas është ekzekutuar në Malin me Gropa.

 

Detajet nga dosja e 23-vjeçares thonë se krimi ishte planifikuar nga babai i saj Faiku, ndërsa i vëllai ka bërë ekzekutimin.

 

Pas krimit at e bir janë larguar nga vendngjarja duke lënë trupin e pajetë aty ku ndodhi akti makabër, për tu rikthyer 4 ditë më vonë dhe për ta varrosur 500 metra më larg.

 

Ky veprim është bërë nga frika se trupi i pajetë i vajzës mund të gjendej nga banorët e zones.

 

Pas një muaji, ka qënë një gjuetar i cili ka gjetur pjesë eshtrash të 23-vjeçares, të cilat ishin nxjerrë nga kafshët e egra.

Nisur nga eshtrat e sekuestruara dyshohet se viktima është ekzekutuar me një plumb në kokë, që përshkon nofullën e majtë dhe del në pjesën e pasme të kafkës.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, janë thirrur në polici rreth 8 familjarë dhe të afërm të vajzës, të cilët janë pyetur nëse kanë pasur dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më 2012-ën.

Të gjithë familjarët, përfshi edhe nënën e viktimës, kanë thënë se nuk kanë pasur dijeni për vendndodhjen e vajzës, që prej vitit 2012. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të...

Tensione në BBV/ Jozi debaton ashpër me Laertin: Pijanec i keq!

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në...

Emrat/ Kush janë 11 kandidatët e PS në qarkun Shkodër

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar ekipin prej 11 kandidatëve të PS. Lista e mbyllur Marjana Koceku Onid Bejleri Xhenis Çelaj ...

Nëse humbet zgjedhjet, Berisha largohet

Në emisionin “Real Story” , Indrit Hoxha, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke komentuar edhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë...

Prezantohet lista e mbyllur e PS në Tiranë, kryeson Edi Rama

Ogerta Manastirliu, ka zbuluar emrat e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës Lista e Mbyllur: Edi Rama Ogerta Manastirliu Elsia Spiropali Lindita Nikolla Taulant...

Lajme të tjera

Web TV