Vajza e Robert Aliajt kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë, mahnit me performancën e saj(Video)

Vajza e Robert Aliajt, Gala, ka shkëlqyer në performancën e saj në “The Voice of Belgium”.

Performanca e fundit që ka mahnitur jurinë e ka kualifikuar Gala-n zyrtarisht në finale.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet babai i saj Roberti në një postim në ‘Instagram’ ku ka falenderuar edhe të gjithë mbështetësit e Gala-s.

Këngëtari ka ndarë një pjesë nga performanca e vajzës në Instagram.

“Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”, ka shkruar ai.

 

https://www.instagram.com/p/CEukVubDrLs/?utm_source=ig_web_copy_link

Gala ka një zë të mrekullueshmë dhe të veçantë. Juria ka mbetur pa fjalë edhe me performancën e saj. Të shumta kanë qenë mbështetësit të cilët kanë komentuar duke e uruar artistin për këtë sukes të vajzës së tij.  /Ra.My.Fjala.al/