Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, një shtetas në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme, drejtuesi i një moto, drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur në autostradën Lezhë-Shkodër ndërsa u përplas nga automjeti me targa targa AA113TH, me drejtues Ilir Marlecaj, banues në Shëngjin.

Shtetasi Preng Doçaj ka marrë dëmtime të rënda. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, ndërsa po punon edhe për evitimin e trafikut. Ka.Li/fjala.al