Pandemia ka bërë që përdorimi i maskave të jetë i detyrueshëm në të gjithë botën.
Duke qenë se është një zakon i ri në jetën tonë, na ndodh shpesh që të harrojmë të vendosim maskat dhe mes nesh qenka edhe Cristiano Ronaldo.
Mbrëmjen e djeshme Portugalia u përballë me Kroacinë në Ligën e Kombeve, por për shkak të një dëmtimi në këmbë, ylli portugez nuk mund të ishte pjesë e formacionit.
Megjithatë, ai e ndoqi ndeshjen nga stolat e tifozëve, duke i dhënë zemër skuadrës, por harroi të vendoste maskën.
E detyruar prej protokollit të sigurisë, njëra prej pjesëtareve të stafit i ka kërkuar atij që të vendosë maskën, kërkesë kjo e pranuar menjëherë prej tij.
Kamerat kanë fiksuar këtë moment që po bën xhiron e rrjetit. Ka.Li/fjala.al
https://www.instagram.com/p/CExeITinI02/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again