“Dhjetë ditë që as lexoj as shkruaj”, diplomati Fatos Tarifa infektohet me k*oronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatos Tarifa, ish-diplomati dhe shkencëtari shoqëror, është infektuar me koronavirus. Tarifa ka treguar se prej 7 ditësh qëndron në shtrat e prej 10 ditësh as nuk lexon dhe as nuk shkruan dot prej simptomave që i ka dhënë virusi i rrezikshëm.

Ai ka treguar se nga kjo sëmundje ka anuluar dhe dy udhëtime, teksa thotë se në shtrat jetën më të lehtë ja bëjnë pikërisht interesimi dhe telefonatat e miqve.

MESAZHI NGA FATOS TARIFA

Kur ndodh te semuremi vuajme, sigurisht, por vuajtjet qe shkakton nje semundje e tille infektive jane te nje magnitude tjeter.

Vuajtja e pare ka te beje me friken qe virusin te mos ua japim njerezve te tjere, sidomos atyre me te cilet jetojme. Do te deshiroja ta vuaja une vete edhe dy apo tri here te tjera keta cfare po heq nga ky virus sesa ate ta merrte babai im i shtrenjte, burri i mire, i mencur, i urte, i drejte, i shenjte, Sevua 93 vjecar, i cili, fatmiresisht, keto dite, edhe pse i trembur, qendron stoik ne dhomen e tij.

Pandemia e ketij viti beri qe te anulloheshin dy udhetime te bukura qe kisha planifikuar kete verë. Per dike si une qe udhetimet i ka pjese te jetes se tij kjo, ne vetvete, ishte dicka e veshtire, por aspak me e veshtire sesa gjendja ne te cilen me ka vene kjo semundje.

Intelektualisht thuajse i vdekur. Dhjete dite qe as lexoj, as shkruaj dot ndonje gje te kuptimte. Fatmiresisht, arrita te shkruaj parathenien e nje libri te mikut tim Ethem Ruka pikerisht diten qe u diagnostikova me covid (mission accomplished) por, fatkeqesisht, miku dhe kolegu im Enver Hoxhaj ne Prishtine, nuk arriti dot ta shkruaje ne kohe parathenien e nje libri qe une dhe Krisafi kemi bere gati per botim, pasi edhe z. Hoxhaj ra, njelloj si une, viktime e covidit.

Lexo edhe :  Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona/ Fotoreporteri zbulon sekretin

I mbyllur ne karantine ne studion time, nuk do te deshiroja asgje me shume sesa nje kafe nga ato te zakonshmet me shoket e mi. 24 ore te dites dhe te nates jane nje kohe pafundesisht e gjate te perballohen ne shtrat, per shtate dite me radhe deri tani. Dhe, ndoshta, edhe per 7 ose 14 dite te tjera pas se sotmes.

Gezimet e dites? Cicerimat e zerit te djalit te djalit te madh, Sidritit, qe s’ka bere ende dy vjec dhe qe e degjoj tek perpiqet te artikuloje me ze te larte fjalet e para ne korridorin e gjate te shtepise. Nuk e kam pare per nje jave. Nga ana tjeter, vajza e djalit te vogel, Jonit, e cila, nga Haga, me sheh dhe me flet cdo dite ne video call, duke me thene: “Good moning” dhe, pastaj, “Bye Tosi” dhe shume “fjale” te tjera ne anglisht, hollandisht, shqip dhe indonezisht qe s’i marr vesh.

Mbi te gjitha, gjendjen shendetesore ma lehtesojne keshillat dhe ndihma e motres, Dhurates, e cila eshte vete mjeke, si dhe interesimi i motres tjeter, Drites, nga Toronto.
Por jane telefonat dhe mesazhet qe marr cdo dite nga shoket dhe miqte e mi me te ngushte, që interesohen te dine per gjendjen time shendetsore, ato qe ma bejne diten me te lehte. Sot, e djele, 6 shtator, my Health Bulletin per ta duket se do te jete me i mire. Te pakten tempreratura ka rene ne 36.5.

Ju uroj te gjitheve te ruheni sa mundeni qe ta evitoni kontaktin me kete virus tinezar. Askush nuk mund t’ju ruaje prej tij ju dhe te dashurit tuaj vec kujdesit tuaj. Ju dua dhe ju jam mirenjohes per kujdesin qe keni treguar tere keto dite! Fatosi”.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, si mund të bëheni pjesë

Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025. Nga data 2 qershor deri më 16 qershor 2025, aplikimet janë të...

Rinisin vizitat turistike në ishullin e Sazanit, ja deri kur do të lejohen

Pas nënshkrimit pak ditë më parë të një marrëveshje mes tre ministrive të linjës, duke filluar prej mëngjesit të kësaj të premteje, mjetet turistike...

Helmimi i 17 fëmijëve nga vezët e kontaminuara, AKU kyç kopshtin e Gramshit

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit...

Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi...

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të asaj...

Lajme të tjera

Web TV