Dialogu Kosovë-Serbi/Hyseni flet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni.

I pyetur nga gazetarët se a ka optimizëm që deri nesër në takimet e liderëve te vjen deri tek përmbyllja e çështjeve që ka të bëjë më të zhdukurit, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik, Hyseni tha se ka përafrim dhe se sipas tij, nuk bëhet fjalë për marrëveshje të veçantë, janë zotime parimore që këtyre temave t’i qasen në një ambient mirëbesimi pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Në takimin e parë në nivel të lartë ka pasur ka pasur një dakordim që të trajtohen pretendimet financiare nga të dyja palët, ndërkaq për asociacionin ne nuk jemi në dijeni, por ky është një tip dialogu që nuk paragjykon apo nuk përjashtonte mundësinë që secila palë të nxjerr një temë në tavolinë dhe ne jemi të gatshëm të trajtojmë çfarëdo teme që del në tavolinë”, tha ai

Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Lexo edhe :  Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington nga të dyja palët.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik.

Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Të fundit

“Do ketë pasoja të rënda”, Trump kërcënon putin nëse dështon takimi i Alaskës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me "pasoja të rënda" nëse Vladimir Putin nuk pranon paqen në Ukrainë, por...

O hero, pse nuk fole kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?!

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe...

Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama ndan pamje të reja nga aksioni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. "Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar...

Parashikimi i BSH, ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë

Ditët e mira për ekonominë shqiptare prite të vijojnë. Teksa kaluar më pak se një muaj e gjysmë nga nisja e vitit, Banka e...

Sonila Meço gjen shkakun e zjarreve: S’ka më lopë e dele që të hanë barin e thatë

Sonila Meço duket se ka gjetur shkakun e zjarreve të shumtë dittët e fundit në Shqipëri. Sipas saj, shkak është fakti se është pakësuar numri...

Lajme të tjera

Web TV