Fier/ Vodhi me dhunë një çift të moshuarish, pranga 47-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 47-vjeçar si autorin e vjedhjes me dhunë të një çifti të moshuarish.

Po ashtu, policia sekuestroi edhe shumën e parave të vjedhura si dhe një sopatë me të cilën autori kërcënoi çiftin e të moshuarve nga fshati Pishë.

47-vjeçari rreth orës 23:00 të një natë më parë, është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit me iniciale V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë (sopatë) ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.

Njoftimi i plotë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në fshatin Pishë të Fierit.

Vodhi me dhunë një çift të moshuarish, falë reagimit të shpejtë e profesional, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Policia sekuestroi edhe shumën e parave të vjedhura si dhe një sopatë me të cilën autori kërcënoi çiftin e të moshuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas telefonatës së marrë rreth orës 23:00, se në fshatin Pishë të Fierit kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Falë profesionalizmit dhe reagimit në kohë, policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kërkimesh bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Dh., 47 vjeç, banues në Pishë.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë dhe mjetin prerës sopatë.

Nga veprimet e para hetimore te kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, rezultoi se ky shtetas, rreth orës 23:00 të një natë më parë, është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë (sopatë) ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.

Lexo edhe :  ‘Dumani me ne është bërë figurë!’/ Rama: Kush e njihte kreun e SPAK më parë?

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /Er.Ke/Fjala.al/

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV