Fluks nga pushuesit/ Policia vendos 1543 gjoba, pezullohen 66 shoferë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim informues rreth trafikut këtë të diel si pasojë e fluksit të krijuar nga pushuesit që kthehen nga plazhet.

Sipas Policisë, edhe pse ka fluks të madh automjetesh në asnjë aks rrugor nuk është krijuar pengesë apo bllokim lëvizje. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë ndëshuar 66 shoferë me pezullim të lejes së drejtimit, 19 të arrestuar si dhe janë vendosur mbi 1500 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë:

“Drejtoria e Policisë Rrugore, 6 shtator 2020.

Vijon kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë. Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks, por të rrjedhshëm dhe deri tani nuk ka pengesa apo bllokim të lëvizjes.

Në të gjitha akset rrugore nacionale Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 66 leje drejtimi, 19 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1543 masa administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 39 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.


Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 27 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Lexo edhe :  “Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 drejtues mjetesh, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 324 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 7 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

156 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 184 për përdorim të celularit, 79 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 456 masa për parkime të gabuara, 18 masa për shkelje të semaforit, 99 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 211 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos shkelin semaforin, të mos përdroin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit si dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Pa.Va/ Fjala.al

 

Të fundit

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar...

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë. Presidenti deklaroi se...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Lajme të tjera

Web TV