Hoti të martën në NATO për të finalizuar marrëveshjen me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të ketë një agjendë të ngjeshur pas takimit në SHBA, ku u arrit marrëveshja politike dhe ekonomike me Serbinë por që nuk përfshiu njohjen reciproke nga pala serbe.

Kreu i qeverisë kosovare ka bërë me dije se për marrëveshjen përfundimtare politike do të takohet me palën serbe në mënyrë që kësaj marrëveshjeje t’i shkohet deri në fund.

Ai shtoi se të martën do të vizitojë po në Bruksel selinë e NATO-s, ku do të takohet me Sekretarin Jens Stoltenberg, duke theksuar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj si në Europë dhe në SHBA.

Postimi i plotë i Kryeministrit Hoti:

“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë.

Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland,...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen “Gurra”...

Lajme të tjera

Web TV