Pretendimet territoriale në Mesdhe/ Erdogani kërcënon Greqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar Greqinë me “përvoja të dhimbshme” nëse Athina nuk hyn në bisedime me Ankaranë rreth mosmarrëveshjeve për pretendimet territoriale në lindje të Mesdheut.

Dy shtetet kanë prej kohësh pretendime rreth së drejtës për të eksploruar dhe shfrytëzuar rezervat e naftës në zonën detare me Turqinë, e cila ka pasur kundërshti të ngjashme edhe me Qipron.

Të dyja palët pozicionuan forcat ajrore dhe detare për të zotëruar pretendimet e tyre në rajon.

“Ose ata grekët do ta kuptojnë me gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në fushë me përvoja të dhimbshme,” – është shprehur Presidenti turk Erdogan.

“Ata kanë për ta kuptuar se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake për t’i shqyer hartat dhe dokumentet e imponuara imorale,” – shtoi më tej Erdogan duke iu referuar zonave detare të shënjuara nga Greqia dhe Qiproja si zona ekskluzivisht të tyre për eksplorim dhe zhvillim ekonomik.

Shtypi lokal turk raportoi se 40 tanke po transportohen nga kufiri me Serbinë në Edirne, zonë kjo veriperëndimore e Turqisë. Megjithatë një zyrtar i ushtrisë citohej në anonimitet të thoshte se lëvizja e mjeteve ushtarake nuk kishte lidhje me tensionet me Greqinë.

Komentet e Erdoganit vijnë pasi Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) deklaroi se Greqia dhe Turqia – të dyja anëtare të Aleancës, – kishin nisur bisedimet teknike në nivel përfaqësuesish ushtarak për të mënjanuar mundësitë e një konflikti apo incidenti të armatosur.

BE-ja, e cila mbështet shtetet anëtare si Greqia dhe Qiproja, ka kërcënuar gjithashtu me sanksione ndaj Ankarasë rreth aksioneve të saj të cilësuara si të paligjshme. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV