Tjetër tragjedi për familjen Buci/ Vjehrra vrau nusen, pas Eglantinës vdiq dhe i vëllai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se fatkeqësitë për familjen Buci me origjinë nga Dibra nuk kanë të sosur.

Pas zbulimit të ngjarjes së rëndë ku babai dhe vëllai kanë vrarë para 8 vitesh, 23-vjeçaren Eglantina Buci, mësohet se disa vite më parë në këtë familje ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë ku vjehrra, gjyshja e të resë kishte vrarë nusen e djalit.

“ABC News” bëjnë me dije se nëna e Faikut para disa viteve ka vrarë nusen e Bashkimit, djalit tjetër i cili ishte emigrant në Itali.

Në bazë të informacioneve të siguruara, bëhet me  dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të mbrëmjes, në momentin që reja me vjehrrën po shikonin televizor dhe nisi konikti, i cili përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së Bashkimit.

Familja Buci vijon të përballet me vështirësitë e radhës. Dy vite më parë Abc News ka mësuar se Faikut i kishte humbur jetën ai pasojë e leucemisë një nga djemtë.

Shkëlzen Buci i dënuar me 13 vite burg me paramendim të mbetur në tentativë, kishte ekzekutuar me plumb në kokë në Malin me Gropa, dhe ishte kthyer për ta varrosur 3-4 ditë më vonë, ndërkohë që trupi i saj ishte gjetur atje nga gjuetarë të zonës. Në lidhje me këtë ngjarja policia tashmë ka vënë në pranga edhe babai i saj Faik Buci, i cili mësohet se është dhe i divorcuar nga nëna e Eglantinës me të cilën kishte katër fëmijë dhe i martuar me një grua tjetër me të cilën nuk ka fëmijë. /Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV