Çështja e detit/ Rama: Mos u bëni qesharakë, detin e shiti Berisha, Basha dhe Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek çështja e detit duke sqaruar se nuk ka asnjë marrëveshje për çështjen e detit, ndërsa sulmoi ashpër rivalët e tij, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, madje dhe presidentin Ilir Meta.

“Dëgjova njërin këtu që bëriti e tha: se lëshojmë detin ne. Se pashë kush ishte, se ishte me maskë. Se pashë kush po mbron detin në sallë me maskë. Kushdo që të jetë, e para dhe po të duash që ta lëshon, se lëshon dot. Ske asnjë mundësi. Kushdo që do të donte ta lëshonte, cilido qoftë se lëshon dot. S’ka asnjë mundësi. Mos u bëni qesharak. Kaq qesharak e të poshtër. Poshtërisht qesharak. Sepse ata të cilët i frynë këtij zjarri e dinë se nuk ka asnjë gjë vërtete. Por në vend që të punojnë për popullin, duan ta përdorin popullin. Në vend që të punojnë për shqiptarët që janë në punën e tyre dhe shqetësohen, duan t’i përdorin ata. Të kapin ndonjë votë. Kap cac të kapësh.

Nisen me varka mono, për të mbrojtur detin në mes të diellit. Duke i rënë lopatës sa majtas djathtas, dhe dalin në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin. Ça deti po mbroni? Kë det? Keni konstatuar se ka zbythe deti drejt Greqisë? Mos ka dalë gjë deti atje? Që bëni këto luftëra me varka? Deti aty është. Nuk është as deti, as toka, as ajri, një materie që mund të negociohet apo të ndahet siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte Autoritetin e Rrugor shqiptar. Nëse bëhen, bëhen me negociata dhe jo me muhabete varkash. Personat e autorizuar, nëse bëhen diçka paraqesin konkluzione tek autoritetet. Nëse qeveria firmos një marrëveshje, ka një autoritet që e gjykon atë, që është zoti president i Republikës. Se di pse është futur dhe ai në mbrojtje të detit.

Lexo edhe :  “Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Po e di shumë mirë se po nuk erdhi dhe deti tek ai, s’ka tjetër. Është dhe gjykata Kushtetuese, dhe parlamenti i Shqipërisë. Ata që e lëshuan detin, sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Berisha, Lulzim Basha. Monika në atë kohë nuk kishte lopatën, kishte vetëm varkën se lopatën e kishte Iliri. Marrëveshjen e bënë me firma dhe me vula, s’ka marrëveshje me fjalë. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë në fytyrën e Lulzim Bashës. Ishte buzëqeshje me milje, po ta shohësh edhe nga pas, mund ta shohësh edhe me buzën pas. Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur në atë kohë me gjithë peshën e tij, edhe fizikë. Ishte dyfish atë kohë. Bën marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë. Si e bënë? Në rrugë zyrtare. Me firma dhe vula. S’ka marrëveshje me fjalë për territoret e një vendi. S’ka si ndodh. Ne atë çështje e çuan në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo dha votën 9 me zero. Ishte marrëveshje cenuese. Unë nuk fus njeri në burg, qeveria në demokraci nuk fut njeri në burg. Që të fusësh njerëz në burg, duke qenë kryeministër, duhet të jesh ose mbret në potencë ose duhet të jesh në një sistem parti-shtet.”, tha Rama.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV