Covid-19/ MSH: 151 raste të reja në 24 orët e fundit, 3 pacientë humbin jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se sot janë regjistruar 151 raste të reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit.

Ky rezultat vjen pas 824 testimeve të kryera. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë humbur 3 pacientë. Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2.

80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Lexo edhe :  “Mosbindja civile”/ Noka zbardh detajet: Ja çfarë do të ndodhë më 23 dhjetor në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19. Një apel për mësuesit, nxënësit, prindërit, të mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj SARSCOV2.

Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, per sherbim psikologjik te specializuar dhe te sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19”. apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (7 Shtator 2020)

Testime totale 68728

Raste pozitive 10406

Raste të shëruara 6186

Raste Aktive 3901

Humbje jete 319

(Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2074

Durrës 454

Shkodër 313

Lezhë 216

Elbasan 175

Korçë 143

Vlorë 136

Kukës 130

Fier 122

Berat 68

Dibër 34

Gjirokastër 36

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale

Një vajzë 8-vjeçare nga Arizona ka shkruar një letër plot zemërim për prindërit e saj pasi zbuloi se Babagjyshi nuk ekzistonte....

Sa e bukur! Luiz Ejlli bën tatuazh në trup për vajzën e tij

Luiz Ejlli, ka bërë një gjest prekës për vajzën e tij, Luna Marit. Ai ka realizuar një tatuazh mbresëlënës në krah, ku shfaqet portreti...

Në pritje të ëmbël për herë të katërt? Reagon Diola Dosti

Diola Dosti, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe deklaratat e drejtpërdrejta, ka reaguar pas spekulimeve për një shtatzëni të katërt. Thashethemet...

Shpërblim 150 mijë lekë për përfituesit nga skemat sociale, ja kategoritë që përfshihen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë...

Genc Pollo tregon bisedën me njerëzit e Trump: Non grata e Berishës mund të anulohet

Për Genc Pollon është koha që opozita pasi ka protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër regjimit dhe pasi e ka denoncuar atë me...

Lajme të tjera

Web TV