Ilir Beqja: Përse PS do fitojë sërish në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Beqja është deputeti i PS që Edi Rama  e caktoi në Shkodër si drejtues i qarkut për këtë parti. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Beqja shpjegoi se si është situata  politike në kryeqendrën e  veriut dhe se si Partia Socialiste mund të fitojë atje kur dihet që ehte një bastion i së djathtës.

Qarku i Shkodrës është një nga dy-tre qarqet ku ende nuk është e përcaktuar  se si do të shkojë numri i mandateve. Pra, do të mbetet me 11 apo do ketë pakësim… Sigurisht, kur je shtatë vjet në qeveri ka kostot e veta por ke mundësi të japësh produkt, të kërkosh që të të vlerësohet ai produkt në kushtet e 11 mandateve. Synimi ynë maksimal është dalja me fitore. Në kushtet e një numri çift mandatesh, një rezultat pozitiv do ishte edhe dalja 5 me 5. Kemi një sistem që mund ta fitosh me një votë më shumë pjesën kundërshtare një qark tek dhe fiton një mandat dhe në qarqet çift mund të jesh 6-7 mijë vota para dhe prapë rezultati mund të jetë po ai. Ky është një nga elementët që mbetet për tu parë ashtu siç mbetet për tu parë si do të shkojnë në detaje ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor që priten të bëhen, por sigurisht besoj se fushata e ardhshme elektorale ka shumë të panjohura për të gjithë ne që merremi me politikë. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV