Ilir Beqja: Si e menaxhoi pandeminë qeveria? 950 të prekur në javë, shifra më e lartë

Ish-ministri i  Shëndetësisë Ilir Beqja ka analizuar edhe menaxhimin  pandemisë nga ana e qeverisë. Njohës shumë i mirë i analizës së statistikave, Beqja deklaron  se trendi i të sëmurëve në javë është në rënie dhe ky është lajm i mirë. Në emisionin HARD TALK  NGA ROLAND QAFOKU, Beqja foli lidhur me menaxhimin e situatës të bërë nga qeveria.

 -Praktikisht nëse të dhënat e ditës së diel nuk besoj se do arrijnë në 800 veta, për gjithë javën.

-Po pse i masni me javë? Shikoni tendencën?

-Po është më kollaj. Tre javë më parë shkuam 950. Dhe ishte sigurisht shthurja në plazhet e jugut. Vërtet u tha nuk ka disko pas orës 21:00 por u tha dhe që grumbullimet afër nuk duhet të jenë gjatë gjithë ditës.  /Fjala.al/Ke.Ba