Kaliforni/ Termometri shënon temperatura maksimale

Në Woodland Hills, autoritetet amerikane kanë regjistruar pikun më të lartë të temperaturës së regjistruar ndonjëherë në atë shtet, 49.5 gradë celsius.

Të dielën shteti perëndimor i SHBA ka përjetuar edhe një tjetër rekord, që përafron me shkretëtirën e Saharasë.

Kjo verë ka qenë pothuajse një ferr për Kaliforninë, dhe jo vetëm për masat kundër COVID-19, ose zjarret që kanë zhdukur pothuajse 850 mijë hektarë pyje, si asnjëherë në shtetin amerikan.

Temperatura e jashtëzakonshme ka shtyrë autoritetet t’i kërkojnë popullsisë të kursejnë energjinë elektrike, nga ora 15 deri në 22. Ru. |Do/ Fjala.al