“Lulzim harroje Kamzën”, Spiropali: Programi i rindërtimit, 22 objekte arsimore në Kamëz

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës është ndalur në investimet në Kamëz në objekte arsimore duke i kthyer dhe një përgjigje Partisë Demokratike për zonën që është quajtur gjithmonë bastioni i të djathtës.

Sipas Spiropalit “ata që nuk besuan dhe veç baltës nuk vendosën asnjë tull. Lulzim harroje Kamzën”, shkruan ajo.

Postimi i plotë

?Kamëz | Puna me ritme të shtuara për ngritjen nga themelet të kopshteve dhe shkollave që tërmeti i 26 nëntorit nuk i kurseu, janë detyrimi që kemi ndaj fëmijëve, nxënësve e prindërve.

Përgjigje sakaq edhe për ata që #nuk besuan dhe veç baltës nuk vendosën asnjë tull. ?? Lulzim, harroje Kamzën!✌

?#Programi i Rindërtimit do të konkretizohet me ndërtimin e 22 objekteve arsimore në Kamëz. Siguria dhe kushtet bashkëkohore janë standardi i punës tonë.

#Bashkë #PërShqipërinëqëDuam

#PsQarkuTiranë ?/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/espiropali/posts/10160124047802926