Mal Berisha: Marrëveshja hoqi çdo dyshim për ndryshimin e kufijve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si e konsideroni marrëveshjen Kosovë – Serbi, të firmosur në 4 shtator, në Uashington? A i përmbush ajo pritshmëritë e shqiptarëve? Çfarë fitoi realisht Kosova?

Marrëveshja Kosovë-SHBA-Serbi, është e një rëndësie të veçantë, në vështrimin tim, më shumë se për çdo gjë tjetër, për faktin që u kthye fuqishëm vemendja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nënshkrimet u bënë në formën më solemne dhe më zyrtare të mundshme. Heqja e çdo dyshimi rreth idesë së ndryshimit të kufijve ishte me shumë rëndësi. Kjo marrëveshje nuk mund të thuhet se përmbushi pritshmëritë, pra njohjen reciproke, derisa ajo u hoq fare nga teksti final i marrëveshjes. Megjithatë, mund të thuhet se arritja e një normalizimi të mardhënjeve është një arritje dhe një stad i ri për një situatë më të mirë në të ardhmen.

Çfarë do të thotë për Kosovën njohja nga Izraeli, edhe pse presidenti Trump e etiketoi si shtet mysliman?

Në rrethanat kur njohja e Republikës së Kosovës nga vende antare të OKB-së kishte ngecur prej rreth dy vjetësh, një njohje e re, cilado qoftë, do të ishte më se e mirëpritur. Për më tepër, duhet thënë se njohja nga ana e Izraelit është shumë e rëndësishme. Për sa i takon etiketimit “shtet mysliman” unë mendoj se është një lapsus, ose përdorim eufemik, për shkak të numrit më të madh që ka popullsia e besimit mysliman në Kosovë. Shteti i Kosovës është përkufizuar qysh në nenin 1 të Kushtetutës: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.” Ajo që do të uroja për Kosovën, me këtë rast, është, të mos ketë një reagim kundërproduktiv nga vende të tjera, si Turqia. Në kundërpeshë, vendosja e ambasadës serbe në Jerusalem ishte akti i parë dhe më serioz i shkatërrimit të mitit të aleancës titiste të mbeturinës jugosllave – shtetit të Serbisë – me vendet arabe, dikur mike të të paangazhuarve.

Në shumë nga pikat e marrëveshjes konstatohen bashkëpunime të karakterit ekonomik, kush përfiton më shumë prej saj? Dhe sa vlerë do të ketë kjo marrëveshje, nëse Trump-i humbet? A pritet një tjetër politikë gjeostrategjike e administratës Biden, në rast fitoreje?

Mendoj se nga marrëdhëniet e mira përfitojnë të dyja palët, edhe nëse nuk fiton aq shumë sa dëshiron Kosova. Në fakt, në këtë marrëveshje flitet për diçka që Kosova e ka pasur, siç është hekurudha. Dihet se Kosova ka pasur hekurudha që në kohën e Perandorisë Otomane, në vitin 1873 e më pas, gjatë Jugosllavisë së Parë dhe të Dytë. Ato u bënë pjesërisht të papërdorshme gjatë dhe pas luftës në Kosovë, në vitet ‘98-‘99. Kthimi i tyre në gjendje normale, bashkëkohore, është një ndihmesë e madhe për shkëmbimin e mallrave dhe të njerëzve. Autostrada e Paqes, po ashtu, është një rrugë e cila ka rëndësinë e vet. Për sa u takon politikave të adminstratës amerikane, në rast të fitores së kandidatit demokrat, Biden, mendoj se politika amerikane ka dëshmuar se nuk ndryshon me ndërrimet në Shtëpinë e Bardhë. Vendimet e mëparshme të presidentëve Bushi i Vjetër, Klinton, Bushi i Ri, Obama dhe Trump, nuk kanë treguar ndonjë ndryshim thelbësor, përveç nuancave të caktuara. Për të gjithë, Kosova mbetet një vend mik, për çlirimin, pavarësimin dhe njohjen si shtet i pavaruar të së cilës janë përkujdesur që të gjithë, kush më shumë e kush më pak, por gjithmonë pa e neglizhuar për asnjë moment atë.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen dy persona

Bashkimi Evropian nuk duket fort entuziast për këtë marrëveshje dhe vijon punën me negociatat mes dy vendeve, çfarë pritet nga Brukseli? A ishte kjo ndërhyrje e shpejtë e SHBA-së një lëvizje që tregon dështimin evropian në negociatat e stërzgjatura?

 

Nisur nga deklarata e kryeministrit Hoti, bërë sot, në datën 6 shtator, kur thotë se në datën 7 në Bruksel, ai do të kërkojë njohje të ndërsjellë nga Serbia, gjë që nuk u arrit në Uashington, do të dëshiroja që t’i qëndroja optimizmit të tij, se ky takim do të sillte njohjen reciproke. Ajo që kemi parë deri më sot në bisedimet, nën patronazhin evropian, ka qenë shumë zhgënjyese, sidomos ato me ndërmjetësimin e Mogerinit. Për fat të keq, edhe të dërguarit e posaçëm evropianë, përfaqësojnë shtete që nuk e njohin Kosovën dhe kjo përbën skepticizëm serioz. Megjithatë, le t’i përmbahemi optimizmit të kryeminstrit Hoti! Mbase sot është një ditë e re!/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV