Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Opozita maqedonase i ‘tërheq veshin’ qeverisë për heshtjen shtetërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka kritikuar institucionet shtetërore dhe partitë politike në pushtet, të cilat, siç thuhet, tashmë tri ditë po heshtin lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit amerikan Donald Trump.

Asnjë institucion shtetëror maqedonas nuk ka komentuar (për të mirëpritur, mbështetur, komentuar, …) mbi dokumentet e nënshkruara në Washington për çështjen e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar ish-deputet dhe zyrtar i VMRO-DPMNE-së, duke theksuar më tej se çfarë sipas tij do të ishte me rëndësi për pozicionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

 

Qeveria maqedonase nuk bëri asnjë reagim në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë me praninë e Presidentit Donald Trump.

 

Për heshtjen e qeverisë reagoi opozita me anë të ish-deputetit Ilija Dimovski:

 

“Ne nuk duhet ta shikojmë këtë çështje përmes prizmit të ndjenjës për cilindo palë, por ekskluzivisht përmes prizmit të interesit të Republikës së Maqedonisë (v.j. së Veriut) dhe interesit të të gjithë qytetarëve të saj. Interesi ynë në rajon është që të kemi stabilitet afatgjatë. Në interes të Republikës së Maqedonisë është që mosmarrëveshjet të mos zgjidhen përmes ndryshimit të kufijve. Është në interesin tonë të mos kemi konflikte ushtarake në asnjë prej kufijve tanë për shkak të rrezikut të përhapjes së konfliktit drejt nesh. Është në interes të Republikës së Maqedonisë (v.j. së Veriut) që të investohet në infrastrukturë, transport, tregti dhe ekonomi kudo në shtetet fqinje”, ka shkruar Dimovski në Facebook.

Ndërkohë, nga pala shqiptare reagoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke e vlerësuar marrëveshjen “lajm të mirë nga djepi i demokracisë, nga vendi që bën ndryshim, nga vendi që promovon paqe, siguri dhe stabilitet, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. thuhet në reagim.

Lexo edhe :  Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Vijon “telenovela” Calhanoglu, Mourinho kërkon ti prishë planet Interit

Dukej gjithçka e mbyllur, Interi i kishte thënë “jo” Galatasarayt dhe Hakan Calhanoglu dukej i destinuar për t’u kthyer në grumbullimin e zikaltërve, për...

Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të...

PD denoncon Fidel Yllin: Ka marrë 3 tenderë abuzivë të KOKSH-it

Partia Demokratike denoncon tenderë abuzivë sipas saj nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Fidel Ylli, të cilin e akuzon se ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV