“Me 60 bashki jeni bërë si Komiteti Ekzekutiv”/Përgjigjia e Beqjas

Partia Socialiste qeveris e vetme të gjitha bashkitë e vendit me përjashtim të asaj të Finiqit. Ky është rasti i parë në vend por ndoshta dhe në gjithë kontinentin për  një shtet demokratik. Gjatë emisionit HARD TALK,  gazetari Roland Qafoku e pyeti deputetin ilir Beqja se si ndihej në situatën kur PS është  kthyer si Komiteti Ekzekutiv i kohës së komunizmit.

 -Zoti Beqja, ju i keni të gjitha bashkitë. Komiteti ekzekutiv të Partisë së Punës së rrethit Shkodër. Ndiheni mirë ju me këtë?

-Po nëse pala tjetër nuk merr pjesë në zgjedhje, t’i lëmë shqiptarët pa qeverisur?

-Si ndihesh ti? Një politikan modern që s’ke lidhje me këto.

-Ndihem i sikletosur  sepse përgjegjësinë e kemi shumë më të madhe dhe njerëzit presin shumë më tepër nga ne. Ky është meraku që kam. /Fjala.al/Ke.Ba