Palestina: Ndërpresim marrëdhëniet me vendet që zhvendosin ambasadën në Jerusalem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja Kosovë-Serbi ka ngjallur reagime të shumta në botë. Një e tillë ka ardhur edhe nga Palestina. Kështu, marrëveshja në një prej 15 pikave të saj parashikon hapjen e ambasadave të Serbisë dhe Kosovës në Jeruzalem, ku që prej vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur këtë qytet si kryeqytet të Izraelit, është vendosur ajo e Guatemalës dhe vetëm ambasada amerikane dhe ajo e Guatemalës.

Palestina ka njoftuar se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend që zhvendos ose hap një ambasadë në Jeruzalem.

Vendimin e bëri të ditur në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare Palestineze Saeb Erekat.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 478 dhe 2334. Shkelja e ligjit ndërkombëtar është shenjë dobësie, jo fuqie“, shkroi ai.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi të premten se Serbia do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe se Izraeli dhe Kosova kanë rënë dakord të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Në një tjetër postim, Erekat shprehu kritika ndaj vendeve arabe dhe myslimane që nuk kanë bërë presion ndaj administratës Trump për shkak të kësaj dhe deklaroi se Trump po bind Malavin për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem.

Shtetet e Bashkuara e zhvendosën ambasadën e tyre në Jeruzalem në maj 2018, pasi Trump e njohu këtë qytet si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor 2019./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Lajme të tjera

Web TV