Përjashtohet nga US Open/Djokovic godet gjyqtaren me topin e tenisit (Video)

Novak Djokovic, numri një në botë në tenis për meshkuj është përjashtuar nga Grand Slam i US Open.

Në ndeshjen çerekfinale ndaj Carreno-Busta, Djokovic ka hedhur pa mendje një top prapa, i cili ka goditur  gjyqtaren anësore.

Pas goditjes gjyqtarja përplaset menjëheerë në tokë, megjithatë nuk pati pasoja të rënda përveç dhimbjes.

Edhe pse goditja ndaj saj  nuk ishte e qëllimshme dhe ishte diçka që nuk ishte hasur më parë, serbi nuk mund t’i shpëtonte dënimit.

Ai është përjashtuar nga turneu i US Open për këtë vit dhe nuk do të jetë pjesë e tij./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=rD40E7e5A7M&fbclid=IwAR15VkzfLRrtsMX4iwavZE-euzc8z5Bimi5eEPYuW7D-lci1zEN0q6DkzcM