Përse Rama largoi Ditmir  Bushatin nga Shkodra? Përgjigjia e Ilir Beqjas

Ditmir Bushati ishte deputeti i PS  deleguar në Shkodër nga kryesia e PS-së. Tashmë që ai është larguar dhe në vend të tij është emëruar Ilir Beqja. Por cili është mendimi i Beqjas për këtë largim? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Beqja deklaroi:

 

-Cili është mendimi juaj për largimin e zotit Ditmir Bushati nga drejtimi i Shkodrës?

-Kur është hequr zoti Bushati nga drejtimi i Shkodrës?

-Po ai ka qenë në Shkodër për PS.

-Jo, jo

-Si jo?

-Jo pra.

-Po çfarë ka qenë Ditmir Bushati në Shkodër?

-Nëse i kthehemi pak kujtesës, besoj se ju i dini më mirë se ne këto gjëra, në fund të korrikut pati një ndryshim të drejtimit të Shkodrës.

Që nga ai moment, Ditmiri nuk është më i deleguar në Shkodër. Nuk është ngjarje që ndodhi tani. Është ngjarje që ka ndodhur para 14 muajsh.

-Pasi iku dhe si ministër.

-Ka ikur 7-8 muaj mbas ministrit.

-Po mirë pra, erdhën gradualisht ato se… Ai doli publikisht dhe e ka kundërshtuar goxha kundërshtime të kryeministrit dhe kryetarit të PS. Kjo më kujton atë të kohës së Enver Hoxhës mua që në fillim e hiqnin nga byroja politike e çonin diku, pastaj kalonin 7 muaj, pastaj pas një viti e gjysmë i pushkatonin.

-Kur do pushkatohem unë Landi meqënëse kam qenë ministër…

-Ti nuk e ke kundërshtuar asnjëherë Ramën. Provo kundërshtoje, pa ta tregon Rama… Ditmir Bushati e ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama dhe sot Ditmir Bushati nuk është as ministër, nuk është as i deleguar në Shkodër dhe me shumë gjasa nuk do jetë as kandidat.

-Aaaa dhe këtë e keni vendosur.

-Jo, nëse do jetë na e thuaj ta bëjmë lajm.

-Ato nuk i vendos unë dhe ju e dini shumë mirë.

-Si mund të zëvendësohet Ditmir Bushati me Gent Cakajn?

-Po unë me kë mund të zëvendësohem? Në janar Ditmiri mori një pozicion të caktuar të dhënë nga kryeministri në bazë të kontributit dhe profilit të tij. /Fjala.al/Ke.Ba