Rama në Kuvend: Hapja e listave pikë kyçe, rrisim pagat për mjekët dhe mësuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, nuk ka munguar as fjala e kryeministrit Rama.

Ai tha se hapja e listave dhe përcaktimi në kodin zgjedhor të mekanizmit të koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor janë dy pikat kyçe që Kuvendi duhet të arrijë konsensus sa më shpejtë.

“Në kodin zgjedhor nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht. Nga njëra ana për ,mekanizmin e listave të hapura ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur me një konsensus të plotë edhe me opozitën jashtë parlamenti por nga ana tjetër detyrimisht një orë e më parë nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit 100 % .

Do të kërkojmë një konsensus 100 % për një proces të shpejtë. Për të vendosur në kodin zgjedhore mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor. Këto janë pikat kyce që duhen adresuar. Ne kemi problemin e garantimit të ekuilibrit gjinor me hapjen e listave.

Nëse kemi një mekanizëm të besueshëm për ne nuk ka problem hapja 100 % nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm mos prisni nga të hapim listat 100 % që nuk garantojnë  ekuilibrin ligjor. Lista të hapura që e kthejnë kuvendin pas ku për të gjetur një grua mes 50 burrave nuk çojnë asgjëkundi”, tha Rama.

Ndër të tjera ai shtoi se do të ketë rritje pagash për mësuesit dhe mjekët.

Ai tha se mësuesit ashtu si bluzat e bardha do të përballen me një mision të vështirë në këtë sezon, ku përveç edukimit dhe mësimdhënies kanë mision edhe mbrojtjen e fëmijëve.

Lexo edhe :  PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

“I kemi mundësitë që për mjekët të bëjmë një rritje pagash si asnjëherë më parë në 30 vitet e shkuara duke shprehur një respekt të merituar për ta. Edhe për mësuesit që në këtë kohë do përballen me një vështirësi ekstra për të bërë dy punë, atë të përditshme për mësimdhënie dhe edukimin dhe punën për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve .

Fëmijët janë transmetues dhe çuarja e tyre në shkollë rrit ekspozimin e të gjithëve ne. Në shtëpi fëmijët do të vijnë dhe nuk mund të rrijnë me maska”, tha Rama

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV