Spartak Ngjela: Kosova fitoi nga politika e madhe që luajti Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si e konsideroni marrëveshjen Kosovë – Serbi, të firmosur në 4 shtator, në Uashington? A i përmbush ajo pritshmëritë e shqiptarëve? Çfarë fitoi realisht Kosova?

Marrëveshja ishte një fitore shumë e madhe për prestigjin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Një tufë lakejsh, të shitur, në Kosovë dhe në Shqipëri, banditë antishqiptarë për një vit rresht luftuan që të shkatërronin Kosovën, duke i hequr asaj pjesën më esenciale të shtetformimit, në funksionin ekonomik: Mitrovicën, liqenin e Ujmanit dhe Trepçën.

Patriotizimi shqiptar i shkatërroi, aq sa përfundimisht politika amerikane doli me platformën e vet ekonomiko-politike, duke paraqitur një marrëveshje me 16 pika, që duhej ta nënshkruanin të dyja palët. Në pikën e 10-të ishte njohja e Kosovës nga Serbia. Presidenti amerikan, meqë presidenti serb, Vuçiç nuk e pranoi, u tërhoq. Por, çfarë është marrëveshja me 15 pika pa pikën 10 të saj? Kjo marrëveshje që mbetet vetëm ekonomike, është shumë e madhe, por pa pikën 10 nuk gjen zbatim, sepse, për faktin që atje flitet për tri hekurudha të mëdha Prishtinë – Beograd, Prishtinë – Nish dhe Prishtinë – Merdare dhe Prishtinë – Nish, si dhe për një skemë të plotë ekonomike, në funksion të rigjallërmit të prodhimit shqiptar në Kosovë – asnjëra nga ato nuk mund të zbatohet, sepse mungon kushti juridik i një marrëveshjeje midis dy shtetesh. Në qoftë se marrëveshjes me 16 pika i hiqej pika 10, asnjëra nga pikat e tjera nuk mund të zbatohet, sepse marrëveshja nuk mund të jetë juridike dhe e vlefshme midis dy shteteve që nuk e njohin juridikisht njëri-tjetrin. Trump-i menjëherë e lejoi, nuk i bëri presion, dhe mendimi im është që krijoi një politikë të madhe. Në qoftë se ju pyesni që çfarë fitoi Kosova te kjo marrëveshje, përgjigjja është: fitoi nga politika e madhe që luajti Donald Trump. Cila ishte kjo? Nxjerrja në pah e çështjes së Izraelit.

 

Çfarë do të thotë për Kosovën njohja nga Izraeli, dhe pse presidenti Trump e etiketoi si shtet mysliman?

Unë kam parë injorantë nëpër gazeta, por të ngatërrojnë fjalën myslimanë me islamik kam përshtypjen që janë veç nxënës të 7-vjeçares. Ashtu sikurse theksova më lart, çështja e Izraelit do t’i japë një mundësi shumë të madhe, jo vetëm Kosovës, por të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Çfarë sfide krijoi presidenti Trump me detyrimin e Izraelit të njohë Kosovën dhe detyrimin tepër të hollë politik të presidentit Vuçiç, për ta zhvendosur ambasadën e Serbisë, nga Tel-Avivi në Jerusalem? Ju si gazetarë, nuk i shihni fare këto?! E pra, nga këto momente pritet konflikt politik midis Rusisë dhe Serbisë, sepse Rusia është financuesi i madh 50-vjeçar i terrorizmit arab kundër Perëndimit dhe Amerikës. Njohja e Kosovës nga Izraeli, do të krijojë involvim të veçantë në botën arabe; dhe kur presidenti Trump tha që Izraeli njeh shtetin e parë mysliman, nuk ka thënë ndonjë të pavërtetë, Kosova është një shtet me përqindje më të madhe të fesë myslimane; janë apo s’janë fetarë kosovarët, këtë më mirë nga ne e di Donald Trump, që në Kosovë nuk ka fare islamizëm. Janë disa të ardhur atje nga Orienti, hoxhallarë etj., që s’i pyet njeri fare. Në këtë prizëm vështrimi, kur pritet një frymëmarrje e madhe e Kosovës në sfidën arabe, dhe kur pritet konflikt deri në eliminimin e Vuçiçit midis Moskës dhe Beogradit, çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vijojë me sukses rigrupimin e saj historik. Të mërzitur mund të jenë ata që paguhen në Shqipëri nga Rusia, por s’kemi ç’t’u bëjmë…

Lexo edhe :  “Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

Në shumë nga pikat e marrëveshjes kostatohen bashkëpunime të karakterit ekonomik, kush përfiton më shumë prej saj? Dhe, sa vlerë do të ketë kjo marrëveshje, nëse Trump humbet? A pritet një tjetër politikë gjeostrategjike e administratës Biden, në rast fitoreje?

Nga marrëveshja ekonomike fitonte vetëm Kosova dhe shumë pak Serbia; sepse të 13 milardët e dollarëve investoheshin në Kosovë. Sigurisht, edhe Serbia do të kishte fitimin e vet, sepse Kosova dhe Serbia janë treg kapitalist, dhe në kapitalizëm nuk pyetet se cili kapital fiton, por sa fiton tregu. Gazetaria shqiptare as e ka ditur, dhe as e di këtë gjë, por s’kemi ç’t’i bëjmë. Vija ideore nga Adam Smith-i e deri te modernët aktualë të ekonomisë, është rrugë e vështirë dijeje. Atëherë, ashtu siç shpjegova më lart, kjo marrëveshje nuk mund të realizohet, sepse ka si “conditio sin e qua non” (kushti pa të cilin) ekzistencën e dy shteteve të pavarur. Po ku e kuptonte dot këtë halldupi i Milosheviçit që është president i Sebisë? Fakti që në aktmarrëveshje u hoq pika 10 e saj, ajo marrëveshje nuk gjen dot zbatim juridik, sepse është moment i madh kontraktual, jo midis dy privatëve, por midis dy shteteve juridike. Fakti që dy shtete juridike, Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëri-tjetrin juridikisht, 15 pikat e marrëveshjes janë nul, se nuk gjejnë dot zbatim.

Bashkimi Evropian nuk duket fort entuziast për këtë marrëveshje dhe vijon punën me negociatat mes dy vendeve, çfarë pritet nga Brukseli? A ishte kjo ndërhyrje e shpejtë e SHBA-së, pra, një lëvizje që tregon dështimin evropian në negociatat e stërzgjatura?

Zotërinj, në qoftë se në një marrëveshje nuk kuptohet pika substanciale e saj, nuk mund të flitet për marrëveshjen që SHBA-ja u paraqiti të dyja palëve, një plan konstruksioni ekonomik që kishte brenda vetes dy pika: njohjen e Kosovës nga Serbia. Fakti që njohja nuk u bë sipas pikës 10, siç theksuam dhe më lart, marrëveshja është nul. Po Bashkimi Evropian, çfarë do të bëjë tani? A ka forcë Bashkimi Evropian ta detyrojë politikën serbe që ta njohë Kosovën? Një gjë duhet të mbahet parasysh, Kosova është shtet i pavarur dhe pavarësinë e saj nuk ia jep Beogradi, por ia ka dhënë presidenti amerikan George W. Bush, me fjalim në Tiranë. Kush nuk e mban mend këtë, nuk ka vlerë të flasë për pavarësinë e Kosovës. Po Serbia çfarë do bëjë? Serbia, Kosovës, nuk i bën dot asnjë gjë, Kosova ia dha mundësinë që të hapeshin ekonomikisht bashkërisht, me kushtin e njohjes reciproke. Natyrisht, politika amerikane ka hapur një hulli force me çështjen e Izraelit, kur ky njohu Kosovën, por duhen pritur ngjarjet. Bashkimi Evropian e di këtë, por pyetja që ngrihet këtu është kjo: a do të jetë i aftë të krijojë dhe Bashkimi Evropian një politikë të hollë, në këto momente që është hapur një rrjedhë e re për politikën, në funksion të Kosovës? Askush të mos e mendojë një çështje të lehtë që, Izraeli njeh një shtet me shumicë myslimane. Kjo është thembra e Akilit të politikës së re, nga e cila do të përftojë e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kur e them këtë, nuk e kam fjalën te Shqipëria, se shqiptarët në Shqipëri janë ultraperëndimorë, por pres refleks pozitiv te shqiptarët e shumtë në Maqedoninë e Veriut./Fjala.al/Ke.Ba

 

 

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV