Teatri Metropol përfaqëson Shqipërinë në projektin AIDA, Veliaj: Arti si ilaç, një vaksinë shpirtërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teatri Metropol përzgjidhet si pjesë e projektit AIDA – një nismë e përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për rritjen e bashkëpunimit mes qyteteve si Leçe, Campobasso, Tirana dhe Ulqini. Në prezantimin e nismës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi rëndësinë që ka arti në jetën e një qyteti.

“Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë si‘ilaç’ për vendet tona, si një vaksinë shpirtërore që na pajis me antitrupat ndaj virozave si populizmi, nacionalizmi, ndaj virozës së përçarjes dhe toksinave që sjellin në jetën tonë politika apo çështje të tjera”, tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se në këtë periudhë të vështirë, si pasojë e pandemisë, ka më shumë hapësirë për të luftuar stigmat që lidhen me çështjet e shëndetit mendor dhe kjo strategji e re për artin e adreson këtë problematikë.

“Sot kemi nevojë të kurojmë zemrën, të kemi një antidotë ndaj politikave përçarëse, nacionaliste, edhe në Itali, edhe në Mal të Zi. Të mendosh që ende në vitin 2020 ka parti politike, si edhe në Shqipëri, në Itali apo në Mal të zi, që investohen në frymën e përçarjes!

Misioni juaj nuk është vetëm bërja teatër, por është edhe krijimi i një antidoti ndaj kësaj politike përçarëse, për të treguar se bashkëpunimi është i mundshëm. Ky është një nga ato projekte që bashkon brigjet e Adriatikut”, nënvizoi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/312288076504992/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV