Sekretarit Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock deklaron se “Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka nisur të bëhet tepër shqetësuese”.
Rreth tre mijë raste të reja me covid 19 janë regjistruar në ishull ndërsa Universiteti Johns Hopkins, në Britani raporton se rreth treqind mijë njerëz janë të prekur prej virusit.
“Rastet e reja vihen re kryesisht mes të rinjve, por kemi parë edhe në vende të tjera në botë, dhe në Europë, se ky lloj niveli tek të rinjtë çon në një rritje në të gjithë popullsinë si një e tërë.
Dhe është e rëndësishme që njerëzit të mos lejojnë që kjo sëmundje të infektojë gjyshërit e tyre dhe të çojë në llojet e problemeve që ne pamë më herët gjatë vitit ” ka thënë Matt Hancock Sekretari Britanik i Shëndetësisë.
Ndërkohë në Francë raportohet për më shume se 7 mijë të infektuar janë shënuar në vetëm 24 orë. Në vend janë shtuar zonat e kuqe për shkak të rrezikshmërisë së infektimit. Në total në këtë listë janë rreth 28 rajone.
Në Kroaci po ashtu të shumë ishin ata që nisën të kërcejnë në Zagreb një formë për të shprehur pakënaqësinë ndaj masave strikte. Në të ashtuquajturin “Festivali i Lirisë” u shpalosën pankarta ku lexohej, “Çlironi jetën, fuqinë tonë” dhe “Fikni televizorët, ndizni trurin”.
Unionet e studentëve dhe mësuesve në Spanjë janë duke protestuar për të kërkuar më shumë siguri për rikthimin në shkolla, kjo për shkak se në vend është raportuar për rritje të rasteve me covid-19. Ata janë duke kërkuar një plan sigurie për rikthimin në klasa dhe një plan rikuperime për arsimin publik. Një grevë e përgjithshme pritet të zhvillohet në 22 dhe 23 shtator.
Ndërsa në Itali me qindra protestues dolën në rrugët e Romës gjatë fundjavës për të kundërshtuar masat e qeverisë të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e virusit. Ru. Do/ Fjala.al