Përzgjedhja e 60 hetuesve të BKH-së, Yuri Kim takon Krajën dhe Hajnajn

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e  sotme një takim me drejtuesin e SPAK, Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Në fokus të këtij takimi ishte përzgjedhja e 60 hetuesve të BKH-së të cilët do të kenë akses në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK./Jo.Be/Fjala.al