Alibeaj: Çfarë do bëjë PD me reformën në drejtësi kur të vijë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka qenë gjithë akuzatore e madhe për reformën e re të drejtësisë.  Qëndrimi i saj zyrtar është se kjo reformë është e ideuar dhe zbatuar nga Edi Rama  për interes të tij.  Po çfarë do bëjë PD për këtë reformë kur të vijë në pushtet? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Alibeaj deklaron:

-Çfarë do bëjë PD lidhur me reformën ne drejtësi nëse vjen në pushtet?

-Një parti politike konkurron për të marrë pushtetin në parlament. E vetmja gjë që mund të bëjmë ne pasi Kushtetuta kaq të lejon, është nëse gjithmonë e marrim një mbështetje nga shqiptarët. Nëse mbështetja që do marrim nga shqiptarët nuk është në nivele të shumicës së cilësuar, pra 84 vota, nuk nuk mund të bëjmë ndonjë gjë të madhe. Mund të bëjmë ndërhyrje në bazën ligjore, vetëm kur ka votat e veta. E drejta e parlamentit për të ndërhyrë dhe për të bërë ndryshime përmirësuese në ligje bazohet thjesht te kartoni i tij. Pjesa tjetër e reformës, zbatimi i saj, është në dorë të atyre njerëzve që tashmë janë emëruar. Kaq është mundësia që Kushtetuta i jep parlamentit për të ndërhyrë në reformën në drejtësi./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV