Alibeaj: Nëse PD humbet zgjedhjet, Basha duhet të mbajë përgjegjësi

Një nga pyetjet  më të rëndësishme që bëhet këto ditë në politikë është se çfarë do bëjnë dy liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha nëse partitë që drejtojnë humbasin zgjedhjet e 25 prillit. Kjo pyetje iu drejtua Enkjeled Alibeajt në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për Lulzim Bashën.  Anëtari i Kryesisë së kësaj partie tha se nëse Basha humbet zgjedhjet ai patjetër do mbajë përgjegjësi.

-Nëse PD humbet zgjedhjet, a duhet të largohet nga drejtimi i PD Lulzim Basha?

-PD s’ka për t’i humbur zgjedhjet. Ka për t’i fituar. Opozita në fakt, opozita e bashkuar ka për t’i fituar zgjedhjet. Dhe opozita e bashkuar e ka kryeministrin. Për të gjitha arsyet që listuam tek ajo çfarë në publik thuhet, ndjehet, shprehet, e për këtë arsye besoj se jemi të qartë. Pastaj pyetja juaj teorike nëse humbet zgjedhjet a duhet të largohesh apo jo, unë them: Po, do duhet të mbash përgjegjësi. Kjo është një nga rregullat që është vendosur në këtë seli./Ke.Ba/Fjala.al